Author: sasouveniralbania

Suveniri i preferuar i turisteve

Suveniri i preferuar i turisteve Blerja është një aktivitet i rëndësishëm për turistët. Pas ngrënies dhe akomodimit, ata shpenzojnë shumicën e buxhetit të tyre për veshje, artizanate dhe produkte ushqimore vendase. Pothuajse 70% blejnë dhurata për kujtime. Turistët dëshirojnë që artizanatet të përdoren dhe të vendosen si dekor në shtëpitë e tyre. Zakonisht diçka e […]

Read more

souvenir albania. Interviste e vitit 2018 nga bid shkodra

Souvenir Albania, gjërat më të mira që një turist mund të blejë!  Në rubrikën “Rrëfe sekretin e suksesit tend”, z. Ardit Bilani , sipërmarrës i biznesit “Souvenir Albania” ,  do të rrëfejë eksperiencën e tij në botën e biznesit rreth sfidave , rrezikun e marrë përsipër në  rrugëtimin e gjatë drejt suksesit.  – Z.Bilani, sa vite keni në biznes?  Thuajse njëmbëdhjetë vite në prodhimin e produkteve artistike me simbole kombëtare.  – Si ju lindi ideja juaj rreth këtij biznesi?  Familja jonë ka mbi 20 vite që merret me tregti, duke ia trashëguar këtë aftësi edhe pasardhësve të tyre.  Gjithmonë, ndoshta nisur nga modeli që shihja çdo ditë, pasi familja ime kishte shumë vite që merrej me  tregti, frymëzohesha dhe kisha dëshirë të bëhesha një sipërmarrës i sukseshëm. Fillimisht e nisa me  punime dore me dru me simbol shqiponjën dhe dy shigjeta, po vura re që ato u prit mjaft mirë  nga  klientet duke më bërë te kuptoj që punimet e dorës preferoheshin shumë nga klientët pasi nuk ka dy  produkte të punuara me dorë që të jenë identike. Më pas zgjerova gamën e produkteve dhe të punimeve  me motive kombëtare jo vetëm nga Rajoni i Veriut por nga mbarë Shqipëria duke i vendosur emrin  biznesit “Souvenir Albania”, që përfaqëson më së miri të gjitha dimensionet kulturore dhe historike, që  mund t’i rezistojnë kërkesave të tregut dhe pritshmërive të vizitorëve dhe turistëve që e vizitojnë  Shkodrën.  – Çfarë shërbimesh ofroni që ju bën të veçantë nga konkurentët tuaj?  Pavaresisht se në qytetin e Shkodres ka disa dyqane suveniresh, mendoj se filozofia e të bërit biznes  mishërohet shumë mirë në produktet që aktiviteti ynë ofron, pjesa e ngjyrosjes dhe e dekorimit është  tërësisht artizanale, duke bërë kësisoj që ky aktivitet të mbartë një pjesë të shpirtit tim, që e bën atë  unik në raport me dyqanet e tjera. Nisur nga produktet e përzgjedhura me simbole kombëtare që është  e cilësisë së lartë, produkte të personalizuara, marrëdhenia me klientin e deri tek ambjenti i ngrohtë në  dyqan, që sjellim një “copë” nga Shqipëria. Nuk mund të mungonin për turistët edhe bluzat, ku në të  janë të stampuar figurat më të rëndësishme të kombit tonë, si Skënderbeu, apo pamje nga qyteti i   Shkodrës, magnete të cilat janë krejtësisht inovative dhe që ndoshta mund të mos frymëzohen nga  tradita, por që arrijnë të mbërthejnë thelbin e të jetuarit në Shkodër.  – Cilat janë sfidat më të mëdha që jeni përballur gjatë rrugëtimit tuaj drejt suksesit dhe si i keni zgjidhur  ato?  Ndërtimi i biznesit dhe krijimi i mazhit të qëndrueshëm ka qënë sfida me ë madhe pasi kërkonte një  shumë të lartë investimi si në kohë ashtu edhe në para, por këmbëngulia dhe energjia për t’ja dalë, ka  bërë që Souvenir Albania të jetë një nga bizneset me të sukseshme në qytetin tonë, Shkodër. Nuk mund  të lë pa përmendur sfidën e pamenaxhueshme e cila është edhe konkurrenca e pandershme që bëjnë  tregtarët ambulantë në treg, veçanërisht në rast festash, por shpresoj që me ndërhyrjen e duhur të  institucioneve përgjegjëse të ndryshojë kjo situatë.  – Cilat mendoni se janë pikat tuaja më të forta?  Nuk ka një formulë të shkruar mbi të qënurit një sipërmarrës i sukseshëm, por besoj që karakteri im i  kombinuar edhe me përkushtimin, apo të qënurit një person energjik dhe gjithnjë proaktiv ndaj  ndryshimit duke këmbëngulur në ëndrrat e mia ka bërë që të më mbajë gjithnjë në rrugën e duhur.  – Si i reklamoni biznesin dhe produktet që ofroni?  -Produktet dhe shërbimet që ofrojmë në dyqanin “Souvenir Albania”, i reklamojmë përmes përdorimit të  rrjetit sociale si Facebook apo edhe në Instagram dhe që kanë të njëjtin emër, “Souvenir Albania”.  Gjithashtu, nisur edhe nga ndikimi i konsumatorëve tanë në vendet ku jetojnë në shoqërinë e tyre  (në mbarë botën) na ka nxitur që të hapim edhe një ëebsite e cila gjindet lehtësisht në internet në  adresën ëëë.souveniralbania.com me synimin që shumë shpejt do te shërbejë si një dyqan online per  të gjithë ato që nuk kanë mundësi të vijnë të vizitojnë dyqanin në qytetin tonë e cila ndodhet  shëtitoren kryesore të saj, e cila njihet ndryshe nga qytetarët e saj edhe si Pedonale .  – Cilat janë karakteristikat që kërkoni nga një punonjës?  Personi i kontaktit, që në rastin e Souvenir Albania, është shitesi, është ai me të cilin konsumatori ka  kontaktin e parë me biznesin, duke ndikuar mbi imazhin dhe suksesin e “Souvenir Albania”. Për këtë  arsye, ne kërkojmë që tek punonjësi të gjejmë më të mirën e mundshme. Kërkojmë që ai të jetë sa më  komunikues, të arrijë të kapë nevojën dhe preferencën e konsumatorit, në mënyrë që ai të dalë nga  dyqani i kënaqur. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe ndjesinë e jashtëzakonshme që ne  provojmë tek ne gjen pikërisht atë gjë që i mungonte dhe që nuk janë raste të pakta (fatmirësisht  edhe për ne). Por nuk mund të lë pa përmendur besnikërinë, korrektësinë, zotërimin e gjuhëve të  […]

Read more

Tourism in Albania. The beginning and her development.

Tourism in Albania. The beginning and her development.    Tourism in Albania is an important branch of Albanian economy. Albania is blessed from many touristic destination and for everyone who comes to Albania for visit and vacation has much how to look in it. To arrive in actual days, Albania had needed to do a […]

Read more

Suksesi nuk eshte i thjesht (paragjykimet qe kemi mbi suksesin)

Read more

Rëndësia e dhuratës.

Është e njohur shprehja e famshme: “Dhuratën nuk e kthen dot as mbreti”. Ç’ka do të thotë se dhuratën e mirëpret gjithkush. Mjafton që ndaj personit dhurues të mos ketë ndjenja urrejtjeje dhe armiqësie. Çfarë simbolizon dhurata? Pse duhet bërë ajo? Ndaj kujt duhet bërë ajo? Për këtë do të përpiqemi ta shtjellojmë në këtë […]

Read more

SI MUND TE BEJME nje studim, KERKIMIT PER TEME DIPLOME OSE PUNIM SHKENCOR.(VIDEO)

Në kete videos sqaruese nga Pr. Brikene Dionizi, pedagoge e Universitetit “Luigj GurakuqI” Shkodër, na sqaron , rreth metodologjisë së të kerkuarit nga interneti për nje studim, teme diplome, kerkime shkencore, analize ejt.

Read more

Vllaznia nuk merr pjesë si ekip, por biznesmeni shkodran mbështet kampionatin

Shoqata Shqiptare e Minifutbollit Amator ne vendin tone ka nisur prej muajsh organizimin e nje kampionati, ku marrin pjese disa ekipe. Por, siç dihet per shkak te pandemise kampionati u nderpre. Nderkohe kete te enjte pritet te rinisin ndeshjet finale. Pjese e ketij kampionati, i cili organizohet per te tretin vit, jane bere edhe disa […]

Read more

Testim prove

Read more

JA SE SI T’I JEPNI PËRPARËSI VETES TUAJ GJATË NJË KRIZE

Bizneset janë duke u përpjekur të gjejnë rrugët e reja, punonjësit dhe konsumatorët janë të shqetësuar. Mbi të gjitha këto, ju doni të mbani familjen dhe miqtë tuaj të sigurt. Si pronar i një biznesi, keni shumë gjëra për të menaxhuar. Gjatë kësaj kohe, tundimi për të përdorur çdo minutë të ditës tuaj për t’u […]

Read more

Banka e Shqipërisë bën parashikim të zymtë: Pandemia do të shkaktojë një rënie ekonomike që nuk është parë në 20 vitet e fundit

Kreu i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka paralajmëruar se goditja ekonomike e dhënë nga pandemia e coronavirusit do të ketë pasoja të mëtejshme, teksa tha se pritet të ketë sërish rënie ekonomike. Gjatë një takimi të hapur diskutimi, Sejko shtoi se përmasat e kësaj rënies ekonomike nuk janë parë në dy dekadat e fundit. “Ekonomia shqiptare pritet të pësojë një […]

Read more
Translate »
Facebook
Twitter
YouTube
YouTube
Instagram
Open chat
Përshëndetje! Keni pyetje?
Përshëndetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?

per shitje me shumice dhe per eksporte ju lutem kontaktoni ne 00355692072142