CILA ESHTE DHURATA PERFEKTE PER PRINDERIT?

Sa herë që udhëtojmë , na pëlqen të blejmë dhurata për veten ose të dashurit e zemrës.

Blerja e dhuratave te duhur për prindërit nuk është e lehtë. Ata vijnë nga një brez tjetër dhe u pëlqejnë gjëra të ndryshme. Ju mund të ndiheni sikur nuk e dini se çfarë ato duan ose vleresojne. Nga ana tjetër, ju doni t’i bëni ata të ndjehen të dashur dhe çfarë mënyre më të mirë për të shprehur ato ndjenja përveçse një dhurate kuptimplote?

Këtu, ne kemi përpiluar një listë të ideve më të mira për dhurata për prindërit. E vetmja gjë që duhet të  është të hidhni një sy këtyre artikujve dhe të zgjidhni ato që ju pëlqen dhe iu përshtaten buxhetit tuaj.

Punime artizanale lokale

Punimet artizanale vendase janë dhurata përfekte për prindërit. Një souvenir I punuar me dorë siç janë  pirografite, qilima apo çentro

  • Dicka praktike

Prindërve ju pëlqen që produktet që blejnë të jenë funksionale përvçse të bukur. Prandaj, me bindje ju sugjerojmë që një mulli kafeje, xhezve apo filxhan kafe/qumeshti do ju pëlqente pa masë. Sa herë që do ti përdorin, me krenari do të tregojne që është dhuratë nga Shqipëria.

  • Suvenire që koleksionojnë

 A ka ndonjë souvenir që prindërit tuaj koleksionojne? Ndoshta magnet, spile ose varëse çelesi që ato mund të ia shtojnë koleksionit të tyre.

  • Ereza/të ëmbla/çaj/kafe

Merrini mamasë suaj diçka që mund ta përdorë në gatim ose që mund tiua shpërndajë të ftuarve. Para se ti blini, gjithmonë provojini ne fillim.  Mos harroni, tia shoqëroni pakon e kafesë me një filxhan personalizuar me pamje qyteti ose flamur.

Sigurisht, të blesh piktura nga piktorët vendase është goxha e shtrenjtë, por ju mund të gjeni dhurata të ngjashme me pamje të gdhendura me çmim shumë ekonomik.

Translate »
Facebook
Twitter
YouTube
YouTube
Instagram
Open chat
Përshëndetje! Keni pyetje?
Përshëndetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?