Si Walt Disney mposhti sfidat dhe arriti suksesin

Walt Disney mund të ketë qenë një figurë kontraverse, sidomos kur e shohim retrospektivisht, por historia se si ai kaloi sfidat dhe disa dështime të ndryshme për t’u bërë një nga emrat më të famshëm në fushën e argëtimit, tregon pasionin e tij të pafundmë.

I falimentuar në moshën 22 vjeçare pas dështimit të kompanisë së tij të dytë, karriera e Walt Disney vuajti disa pengesa. Dhe prapë, deri në kohën e vdekjes së tij ai kishte fituar 21 çmime Oscar dhe ishte pronari i një kompanie multimiliardë dollarëshe që mbante emrin e tij. Disney ka krijuar një trashëgimi dhe imazh si një prej animatorëve më inspirues ndonjëherë, dhe si një tregues historish i mrekullueshëm. Faktori kryesor që i jepte fuqi ishte pasioni i natyrshëm që kishte si për vizatimet, ashtu dhe argëtimin e njerëzve.

“Asnjëherë nuk kam qenë i interesuar në përfitimet personale apo të ardhurat. Ky biznes dhe kjo studio kanë qenë e gjithë jeta ime.”

Pasioni, dëshira imponiuese dhe entuziazmi për të argëtuar, ishin forca lëvizëse e Disney-t. Disney-t i pëlqente të vizatonte, t’i shiste fqinjve skeçe nga mosha shtatëvjeçare dhe më pas, në gjimnaz ku ai vizatonte për revistën e shkollës. Në moshën 16 vjeçare ai la shkollën dhe, pasi u refuzua nga ushtria për shkak të moshës, ai doli vullnetar si shofer ambulance për kryqin e kuq në Francë. Edhe pse ishte larg nga puna e tij e ëndërrave si karikaturist, ai i kushtoi kohë pasionit të tij, duke e mbuluar ambulancën e tij në vizatime.

Suksesi më i madh për Disney-n erdhi me ndërmarrjen e tij të tretë, Walt Disney Studios, ku ai prodhoi suksese si “The Alice Comedies.” Gjithsesi, në 1928 ai kuptoi se nuk kishte të drejtat për personazhin e tij më të suksesshëm – Oswald the Lucky Rabbit – dhe si shtesë, shumica e stafit të tij u largua nga kompania.

Gjatë rrugës me tren për në Hollywood, duke u përgatitur për t’ia treguar vëllait lajmet e këqija, ai u ul dhe vizatoi. Në atë tren ai vizatoi skeçin e parë për atë që u bë personazhi i tij më i famshëm, Mickey Mouse.

Walt Disney nuk kishte interes në pranimin e dividentëve nga kompania e tij e suksesshme Disney. Ai besonte në riinvestimin e profiteve që ta lejonte kompaninë të argëtonte gjenerata të tëra fëmijës. Ëndrra e tij ishte të krijonte filmin e tij të parë të gjatë, por të gjithë i thonin që një gjë e tillë është shumë e shtrenjtë dhe teknikisht shumë e vështirë. Pavarësisht se e rrezikoi gjithë kompaninën dhe projekti shkoi 400% përtej buxhetit, ai vazhdoi. Filmi që rezultoi ishte Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhat, një sukses epik i cilie dhe sot njihet si një nga filmat më fitimprurës të të gjitha kohërave.

Disney është ballafaquar me shumë sfida në karrierën e tij. Ndërmarrja e tij e parë, Iwerks-Disney Commercial Artists, zgjati vetëm një muaj. E dyta, Laugh-O-Grams, falimentoi një vit pas korporatizimit. Puna që prodhoi ishte shumë e kritikuar, dhe madje atë e hoqën nga puna tek një gazetë sepse “i mungonte kreativiteti”. Triumfe të mëdha si Borëbardha u ndoqën nga dështime të mëdha si Fantasia. Por pavarësisht kësaj, Disney nuk ndaloi asnjëherë, duke krijuar një trashëgimi të përjetshme në industrinë e argëtimit.

Translate »
Facebook
Twitter
YouTube
YouTube
Instagram
Open chat
Përshëndetje! Keni pyetje?
Përshëndetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?