SHBA i fal kreditë bizneseve të vogla përmes Paketës për Mbrojtjen e Pagave

Bizneset e vogla në SHBA, që preken nga ndikimi i koronavirusit mund të përfitojnë faljen e huasë në programin e ri të kredisë për mbrojtjen e pagave.

Paketa federale e stimulit prej 2 trilionë dollarësh, përfshin faljen e 350 miliardë dollarësh të kredive, mbështetur nga Administrata e Biznesit të Vogël në SHBA. Kreditë do të falen në varësi të rrethanave të biznesit.

Ky informacion është bërë me dije nga Neil Bradley, zv/drejtor në Dhomën Amerikane të Tregtisë. Brandley foli për këtë paketë, në një webinar live, të organizuar nga Inc. dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë. Programi i kredisë për mbrojtjen e pagave të SBA-së është “vërtet më shumë një kredie që konvertohet në grant”, tha Bradley.

Bizneset e vogla me më pak se 500 të punësuar si dhe disa kompani më të mëdha do të përfitojnë. Programi ka për qëllim të ndihmojë bizneset të paguajnë punonjësit e tyre edhe gjatë ndërprerjes së punës, që u shkaktua prej pandemisë së koronavirusit.

Ja se si funksionon falja e kredisë:

Do të analizohen shpenzimet e kompanisë për periudhën tetë javore pas marrjes së kredisë.

Çdo dollar që kompania ka shpenzuar për pagat, shërbimet, qiranë ose interesin e borxhit të hipotekës do të mblidhen së bashku dhe kjo shumë do të falet, përmes programit të huasë.

Megjithatë, ekziston një vërejtje. Shuma që falet do të zvogëlohet për bizneset, që pushojnë punonjësit gjatë tetë javëve të para, pas kredisë. Kompanitë, që ulin pagat e punonjësve, që fitojnë më pak se 100,000 dollarë në vit me 25 përqind ose më shumë, gjithashtu do t’u reduktohet huaja e falur në sasinë që reduktohen pagat.

Lajmi i mirë është se bizneset që i kanë pushuar punonjësit të shkojnë përpara se të pranojnë kredinë nuk do t’i nënshtrohen ndëshkimeve të tilla.

Nëse ato biznese i marrin sërish në punë punonjësit pasi të pranojnë kredinë, ata do të përfitojnë para shtesë për të mbuluar pagat e tyre. (Nga Business Mag Albania)

Shperndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Twitter
YouTube
Instagram