Në çdo vend, bankat janë aleate në luftën kundër përdorimit të parasë CASH. Ato kanë një interes eksplicit që transfertat paguese të bëhen përmes tyre. Sektori bankar në Shqipëri nuk bën përjashtim.
Si rrjedhojë, është e kotë t’i kërkohet bankave me insistim që të ‘investojnë’ në pagesat bankare. Ato janë ndërkohë të mirë-investuara.
Është gjithashtu fakt, që Shqipëria dominohet – shumë më tepër se rajoni – nga blerjet masive luksoze me “para në dorë”, fenomen i cili rrit informalitetin, mundëson pastrimin e parave dhe ul mirëqenien e qytetarëve të tjerë.
Por lufta ndaj informalitetit dhe pastrimit të parave duhet të fillojë me limite të forta ligjore, penalitete mbi abuzuesit dhe mbi të gjitha referime rastesh konkrete në gjykata nga institucionet publike. Vetëm atëherë, do kemi një progres real ndaj ndarjes së vendit me njollën e pastrimit masiv të parave dhe daljes nga lista ndërkombëtare gri, ku jemi aktualisht.
Banks are primary allies in the fight against the use of CASH. They have an explicit interest in making payment transfers through them. The banking sector in Albania is no exception.
There is no need to raise pressure on banks to ‘invest’ on bank payments. They are already well-invested.
But Albania is still facing – much more than the region – massive luxury purchases with “cash”, a phenomenon that increases informality, enables money laundering and reduces the well-being of other, ‘normal’ citizens.
The fight against informality and money laundering must begin with strong legal limits and penalties for offenders. Only then, we might make real progress, parting from the infamous gray list, where we are currently stuck.