Inflacioni vjetor në të gjithë eurozonën ra përsëri në numra njëshifror dhe qëndroi në 9.2% deri në fund të dhjetorit, sipas nga Eurostat të premten. Rënia vjen vjen pasi çmimet e gazit, një nga shtytësit kryesorë pas inflacionit rekord të vitit të kaluar, u kthyen në nivelet e paraluftës mes motit jashtëzakonisht të ngrohtë që përfshiu evropën.
Edhe pse lajmi mund të shihet si një zhvillim pozitiv, norma e inflacionit të eurozonës përfaqëson pothuajse pesëfishin e objektivit prej 2% të vendosur nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).
Banka muajt e fundit ka rritur normat e interesit me një ritëm agresiv për t’i bërë shpenzimet më të shtrenjta dhe për të zbutur çmimet në rritje.
Lexo edhe: Inflacioni në Eurozonë mund të rritet mbi parashikimet sipas Christine Lagarde
“Ne jemi të gatshëm të rregullojmë të gjitha instrumentet tona brenda mandatit tonë për të siguruar që inflacioni të kthehet në objektivin tonë afatmesëm të inflacionit,” tha muajin e kaluar presidentja e BQE Christine Lagarde.
Megjithatë, shumica e shteteve anëtare që përdorin euron si monedhë, panë një rënie të inflacionit gjatë muajit të kaluar, me një rënie të dukshme në Gjermani, nga 11.3% në nëntor në 9.6% në dhjetor.
Kështu, shifrat e fundit nga Eurostat paralajmërojnë një “prirje në ndryshim të inflacionit” drejt një rënieje të vazhdueshme./AFP
SHKRIM NGA :businessmag.al