Industria e turizmit ndryshon dita-ditës. Tendencat e fundit sugjerojnë modele moderne të suvenireve dhe rikonceptimin e idesë së tyre. Idea është që produkte dhe suvenire të ridizenjohen si objekte të veçanta dhe të mbajnë kujtime të një vendi të caktuar, tu japin atyre më shumë vlerë dhe kreativitet nga ajo përfaqësojnë tani.
Një suvenir shpeshherë është një objekt i polemikave të mëdha. Sende të lira, të prodhuara në masë duket sikur i japin suvenirit një reputacion të keq. Por në fakt, i gjithë ky koncept është gati të ndryshojë. Ekziston një tendencë në dizajnin modern që dëshiron të rishikojë një ide të suvenireve tradicionale dhe t’i bëjë ato objekte të krenarisë kombëtare. Krijues të rinj po eksplorojnë trashëgiminë e tyre, duke eksperimentuar me elemente tradicionale brenda kulturës, duke përdorur teknikat e vjetra të krijimit për t’i dhënë një kuptim të ri objekteve që do të mbajnë thelbin e vendit të tyre.
Nga ana tjetër, ka gjithnjë e më shumë njerëz të zakonshëm që udhëtojnë shpesh dhe që duan të rikthejnë në shtëpi diçka ndryshe nga tradicionalja. Turistët po kërkojnë produkte unike, me cilësi dhe kuptim, një kujtim perfekt që ka një histori të vërtetë për të treguar për vendin që ata vizitojnë.
Krahas këtij koncepti, edhe në Shqipëri , Souvenir Albania e ka përqafuar këtë tendencë për të qënë më afer klientëve. Me një eksperience më shumë se 13 vjeçare në treg, në njohim kërkesat e klientëve. Disa nga suveniret moderne i gjeni më poshtë