Shqipëria ka një kulturë dhe histori të pasur. Plazhet përgjatë detit Adriatik dhe Jon, malet mbresëlënëse, pamjet alpinase, lumej dhe liqene që vetëm ia shtojnë bukurinë natyrore.
Pirografi
Pikturat e pirografisë bëhen me anë të një teli që djeg drurin. Përgjatë viteve, pirografitë me pamje qyteti janë konsideruar si një punim artizanal që preferohet shumë për dhurata.
Punime leshi
Gratë shqiptare ndër vite kanë punuar me materialet e leshit. Ato vete e kanë tjerrë dhe punuar për te krijuar veshje të plota. Akoma sot gjeni çorape, veshje, shalle apo edhe çanta leshi.
Kukull me veshje kombëtare
Çdo zonë ka pasur veshjen e saj karakteristike të cilat ndryshojnë në model, ngjyra, forma, materiale, dhe detaje të tjera. Jnaë më shume se 200 varietete kostumesh tradicionale. Shumë familje I ruajne këto veshje si relike.
Këto kustume mund ti gjeni të paraqitura në miniature me anë të kukullave me veshje.
Filigran
Të shumtë janë punëtorët artizanë që endin me mjeshtëri fije argjendi, ari ose bakri në kostumet kombëtare, këllëfët e shpatës ose thikës, bizhuteri dhe shumë sende të tjera të ofruara në pazar. Eleganca e filigranit i bën këto objekte disa nga zgjedhjet më mahnitëse dhe të preferuara për dhurata dhe dekorime shtëpie.
Qeleshe
Qeleshet janë kapele tradicionale për meshkuj. është një kapele qe shpeshherë cilësohet si më e veçanta, pasi që ajo përdoret vetëm në trojet shqiptare. Zakonisht qeleshet mbahen si pjesë e kompletit të rrobave folklorike dhe akoma I përdorin në ceremonitë e ndryshme shoqërore. Materiali I saj është lesh I deles së bardhë. Modelet e qelesheve ndryshojnë sipas krahinave, shpeshherë qëndisen me flamur.