Souvenir Albania, gjërat më të mira që një turist mund të blejë!
Në rubrikën “Rrëfe sekretin e suksesit tend”, z. Ardit Bilani , sipërmarrës i biznesit “Souvenir Albania” ,
do të rrëfejë eksperiencën e tij në botën e biznesit rreth sfidave , rrezikun e marrë përsipër në
rrugëtimin e gjatë drejt suksesit.
– Z.Bilani, sa vite keni në biznes?
Thuajse njëmbëdhjetë vite në prodhimin e produkteve artistike me simbole kombëtare.
– Si ju lindi ideja juaj rreth këtij biznesi?
Familja jonë ka mbi 20 vite që merret me tregti, duke ia trashëguar këtë aftësi edhe pasardhësve të tyre.
Gjithmonë, ndoshta nisur nga modeli që shihja çdo ditë, pasi familja ime kishte shumë vite që merrej me
tregti, frymëzohesha dhe kisha dëshirë të bëhesha një sipërmarrës i sukseshëm. Fillimisht e nisa me
punime dore me dru me simbol shqiponjën dhe dy shigjeta, po vura re që ato u prit mjaft mirë nga
klientet duke më bërë te kuptoj që punimet e dorës preferoheshin shumë nga klientët pasi nuk ka dy
produkte të punuara me dorë që të jenë identike. Më pas zgjerova gamën e produkteve dhe të punimeve
me motive kombëtare jo vetëm nga Rajoni i Veriut por nga mbarë Shqipëria duke i vendosur emrin
biznesit “Souvenir Albania”, që përfaqëson më së miri të gjitha dimensionet kulturore dhe historike, që
mund t’i rezistojnë kërkesave të tregut dhe pritshmërive të vizitorëve dhe turistëve që e vizitojnë
Shkodrën.
– Çfarë shërbimesh ofroni që ju bën të veçantë nga konkurentët tuaj?
Pavaresisht se në qytetin e Shkodres ka disa dyqane suveniresh, mendoj se filozofia e të bërit biznes
mishërohet shumë mirë në produktet që aktiviteti ynë ofron, pjesa e ngjyrosjes dhe e dekorimit është
tërësisht artizanale, duke bërë kësisoj që ky aktivitet të mbartë një pjesë të shpirtit tim, që e bën atë
unik në raport me dyqanet e tjera. Nisur nga produktet e përzgjedhura me simbole kombëtare që është
e cilësisë së lartë, produkte të personalizuara, marrëdhenia me klientin e deri tek ambjenti i ngrohtë në
dyqan, që sjellim një “copë” nga Shqipëria. Nuk mund të mungonin për turistët edhe bluzat, ku në të
janë të stampuar figurat më të rëndësishme të kombit tonë, si Skënderbeu, apo pamje nga qyteti i
Shkodrës, magnete të cilat janë krejtësisht inovative dhe që ndoshta mund të mos frymëzohen nga
tradita, por që arrijnë të mbërthejnë thelbin e të jetuarit në Shkodër.
– Cilat janë sfidat më të mëdha që jeni përballur gjatë rrugëtimit tuaj drejt suksesit dhe si i keni zgjidhur
ato?
Ndërtimi i biznesit dhe krijimi i mazhit të qëndrueshëm ka qënë sfida me ë madhe pasi kërkonte një
shumë të lartë investimi si në kohë ashtu edhe në para, por këmbëngulia dhe energjia për t’ja dalë, ka
bërë që Souvenir Albania të jetë një nga bizneset me të sukseshme në qytetin tonë, Shkodër. Nuk mund
të lë pa përmendur sfidën e pamenaxhueshme e cila është edhe konkurrenca e pandershme që bëjnë
tregtarët ambulantë në treg, veçanërisht në rast festash, por shpresoj që me ndërhyrjen e duhur të
institucioneve përgjegjëse të ndryshojë kjo situatë.
– Cilat mendoni se janë pikat tuaja më të forta?
Nuk ka një formulë të shkruar mbi të qënurit një sipërmarrës i sukseshëm, por besoj që karakteri im i
kombinuar edhe me përkushtimin, apo të qënurit një person energjik dhe gjithnjë proaktiv ndaj
ndryshimit duke këmbëngulur në ëndrrat e mia ka bërë që të më mbajë gjithnjë në rrugën e duhur.
– Si i reklamoni biznesin dhe produktet që ofroni?
-Produktet dhe shërbimet që ofrojmë në dyqanin “Souvenir Albania”, i reklamojmë përmes përdorimit të
rrjetit sociale si Facebook apo edhe në Instagram dhe që kanë të njëjtin emër, “Souvenir Albania”.
Gjithashtu, nisur edhe nga ndikimi i konsumatorëve tanë në vendet ku jetojnë në shoqërinë e tyre
(në mbarë botën) na ka nxitur që të hapim edhe një ëebsite e cila gjindet lehtësisht në internet në
adresën ëëë.souveniralbania.com me synimin që shumë shpejt do te shërbejë si një dyqan online per
të gjithë ato që nuk kanë mundësi të vijnë të vizitojnë dyqanin në qytetin tonë e cila ndodhet
shëtitoren kryesore të saj, e cila njihet ndryshe nga qytetarët e saj edhe si Pedonale .
– Cilat janë karakteristikat që kërkoni nga një punonjës?
Personi i kontaktit, që në rastin e Souvenir Albania, është shitesi, është ai me të cilin konsumatori ka
kontaktin e parë me biznesin, duke ndikuar mbi imazhin dhe suksesin e “Souvenir Albania”. Për këtë
arsye, ne kërkojmë që tek punonjësi të gjejmë më të mirën e mundshme. Kërkojmë që ai të jetë sa më
komunikues, të arrijë të kapë nevojën dhe preferencën e konsumatorit, në mënyrë që ai të dalë nga
dyqani i kënaqur. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe ndjesinë e jashtëzakonshme që ne
provojmë tek ne gjen pikërisht atë gjë që i mungonte dhe që nuk janë raste të pakta (fatmirësisht
edhe për ne). Por nuk mund të lë pa përmendur besnikërinë, korrektësinë, zotërimin e gjuhëve të
huaja që duhet ti ketë patjetër.
– Pse zgjodhët zonën BID, (Rr.Kole Idromenoi), që të ushtronit aktivitetin?
Duke qënë se zona pedonale është zona më e frekuentuar si nga banorët e qytetit tonë ashtu edhe nga
turistët që vinë (vendas apo dhe të huaj), larmia që gjen tek ne, bën që ata të mos largohen nga
Shkodra pa marrë diçka që të kujton këtë qytet të mrekullueshëm.
– Si i keni përballuar situatat kur klienti është i pakënaqur?
Kjo ndodhë shumë rrallë për të mos thënë fare, por në raste të tilla që mund të vijë p.sh. nga
mungesa e informacionit mbi cilësinë e produkteve. Në këto raste, ne i dhurojmë atyre nga produktet
tona.
– A keni ndonjë këshillë që doni t’i jepni dikujt që ka dëshirë të hapë një biznes?
Shumë njerëz mendojnë se të jesh një sipërmarrës ka të të bëjë me të paturit e ideve më të mira. Kjo
qëndron, por për të filluar diçka të re , ju duhet të keni një ide që funksionon, diçka për të cilën njerëzit
kanë nevojë, dhe mbi të gjitha duhet të jenë këmbngulës, të mos pushojë asnjeherë së besuari në
ëndrrën tuaj duke qenë të aftë të kapni ndryshimin kur të tjerët akoma nuk e kanë parë.
Faleminderit!