Ju ka rastisur ndonjëherë të niseni për udhëtim dhe të keni harruar pashaportën! Po, edhe ndodh që të harroni gjërat më të rëndësishme. Prandaj, në këtë postim do të ndajmë me ju disa këshilla.
Dokumentat
Mbani të gjithë dokumentat e nevojshme për udhëtim gati. Pashaporta, biletat e avionit ose autobusit, sigurimin shëndetsor, rezervimet e hotelit.
Bëj një listë
Rreth një javë apo më shumë para çdo udhëtimi, bëni një listë të sendeve që nuk doni t’i harroni- të cilat do të harrohen në momentin e fundit.
Para-planifikoni veshjet tuaja
Mos i lini veshjet për ditë të fundit.
Zgjidhni veshje të rehatshme dhë atlete pasi do të ecni gjatë. Mos e mbipaketoni valixhen tuaj ose çantëne shpinës. Rregullat për peshën jnaë strikte dhe mund të penalizoheni me pagesë ekstra.
Kuti e ndihmës së shpejtë
Mbani gjithmonë një kuti të vogel me aspirinë, ilaqe të thata etj. me vete. Paketa të tilla të vogla mund të blihen edhe në farmaci apo supermarket.
Mbani qëndrim të hapur ndaj kulturave
Çdo vend I ri që do të vizitoni ka kulturën dhe traditën e vet. Prandaj jini fleksibel dhe mos paragjykoni. Ju jeni vizitor. Tregohuni të respektueshëm.
Blerjet e artizanateve
Pjesë e pandarë e ekperiences turistike janë blerjet e dhuratave për veten ose miqtë tuaj. Mos harroni, të blini një souvenir artizanal që do tju kujtojë gjithmonë vendin që keni vizituar.