Artizanati pas luftes së dytë botërore në Shqipëri.


Degë e prodhimit të sendeve të ndryshme për përdorim të gjerë që mbështetet kryesisht në punën me dorë dhe jo në teknologjinë e plotë me makina. Në Shqipëri ka tradita të lashta si zejtari (shih). Pas Çlirimit pushteti popullor mori masa të rëndësishme për të mëkëmbur prodhimin e A., që ishte dëmtuar rëndë nga pushtimi fashist. Sipas regjistrimit të popullsisë më 1946, në vend kishte mbi 17.000 zejtarë, nga të cilët mbi 3500 ushtronin profesionin në shtëpi. Për shndërrimin socialist të prodhimit të vogël zejtar u ndoq rruga e kooperimit, duke i bindur zejtarët për epërsinë e kësaj mënyre prodhimi. Në fund të marsit 1946 u krijua Komiteti i Përgjithshëm i Kooperativave Shqiptare, u ngritën kooperativat e artizanatit (shih) dhe u vu në zbatim statuti-tip i tyre. A. luajti rol ndihmës për plotësimin e nevojave të popullit me mallra konsumi e shërbime, si dhe të nevojave të bujqësisë me vegla pune.

Me zhvillimin me ritme të shpejta të industrializimit socialist, pesha specifike e A. në prodhimin e përgjithshëm industrial filloi të bjerë dhe në v.1961-1968 ai zinte vetëm 6%. Më 1969 prodhimi i A. u thith nga degët përkatëse të industrisë socialiste, kurse shërbimet për popullin kaluan në sistemin e Ministrisë së Ekonomisë Komunale. Sot ka marrë zhvillim të madh prodhimi i artikujve tradicionalë të A., me vlerë të madhe për tregun e brendshëm dhe për eksportin, që është organizuar në ndërmarrje të posaçme në qendër e në rrethe në sistemin e Ministrisë së Industrisë së Lehtë e Ushqimore. Dallohen midis tyre Ndërmarrja Artistike «Migjeni» në Tiranë, e prodhimit të qilimave në Korçë e Kavajë, e prodhimit të artikujve prej kashte e xunkthi në Shkodër etj. Vend të rëndësishëm zënë artikujt artistikë, të punuar me motive kombëtare dhe sipas traditave të krijimtarisë popullore. Nga më të përmendurat janë punimet prej filigrani, druri, bakri, alabastri etj.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Artizanati

Translate »
Facebook
Twitter
YouTube
YouTube
Instagram
Open chat
Përshëndetje! Keni pyetje?
Përshëndetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?

per shitje me shumice dhe per eksporte ju lutem kontaktoni ne 00355692072142