Ngritja e Komitetit të Turizmit dhe Mikpritjes ishte një zbatim i politikës së bordit drejtues për të sjellë një impakt përmes ekspertizës dhe kapaciteteve të anëtarëve të saj në një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë së vendit,” – u shpreh në takimin e Komitetit të sapo krijuar të Turizmit dhe Mikpritjes, Drejtori Ekzekutiv z. Neritan Mullaj.
Mbledhja e parë e këtij Komiteti i drejtuar nga Kryetari i Komitetit z. Elvis Kotherja dhe Nënkryetari Nikolla Gjoni, shërbeu për të prezantuar një kastë drejtuesish dhe anëtarësh të cilët nëpërmjet biznesit të tyre janë përfaqësues të këtij sektori ose kanë në backgroundin e tyre profesional lidhje të drejtpërdrejta. Grupi i punës përbëhet nga ekspertë që mbulojnë fusha të ndryshme brenda sektorit të turizmit dhe diversifikojnë eksperiencat dhe kapacitetet e tyre duke u bërë një mbështetje e fortë për Komitetin.
Diskutime gjatë takimit janë përqëndruar në platformën e punës që do të ketë ky Komitet dhe do të përqëndrohet në proçeset lobuese mbi legjislacionin e trajnimin e forcave të punës si elementë të nevojshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të tij. Anëtarët kanë shkëmbyer idetë e tyre mbi çështjet që i konsiderojnë jetike dhe kërkojnë vëmendjen jo vetëm të qeverisë por dhe të vetë biznesit që operon në këtë sektor. Komiteti do të ndërtojë një strategji dhe plan pune i cili do të zbatohet gjatë 2023.
Me
Elvis Kotherja, Kryetar
Nikolla Gjoni, Nënkryetar
Neritan Mullaj, Drejtor Ekzekutiv
Anisa Duraj, Anëtare
Adriana Sokoli, Anëtare
Rigels Fida, Anëtar
Ardit Bilani, Anëtar
Lorena Hazizi, Anëtare,
Sheila Take, Anëtare
Nevila Dudaj, Anëtare
Gentian Tata, Anetare
Sonila Toptani, Anëtare
Klajdi Gjondedaj, Anëtare