Ju mungojnë udhëtimet? Disa ide dhuratash për ju…

Udhëtimet mund të duken pak më ndryshe (ose të jenë jenë inekzistente, për shumicën prej nesh) tani për shkak të COVID-19, por kjo nuk do të thotë që ju duhet ta humbni shpresat për të udhëtuar.

Për shkak të pandemisë së vazhdueshme, udhëtarët janë duke qëndruar më pranë shtëpisë këto ditë, duke kursyer pushime më të mëdha për post-pandeminë.

Miqtë tuaj dhe anëtarët e familjes mund të jenë duke e kaluar me vështirësi këtë pauzë të pashembullt të udhëtimit. Nëse është dikush në listën tuaj të blerjeve të pushimeve që i pëlqen të udhëtojë, por aktualisht po humbet ato milje të linjave ajrore, pse të mos u dhuroni atyre diçka që mund të përdorin në udhëtimin e tyre të ardhshëm ose diçka që u kujton një udhëtim të preferuar nga e kaluara?

Ja një liste e dhuratave për miqtë që iu mungon udhëtimi:

  • Hartë për të gërvishtur vendet që kanë vizituar

Harta që gërvishtet të lejon të shënosh gjurmët e vendeve që keni vizituar.

  • Cantë praktike për udhëtim

Shpesh herë personat që udhëtojnë shpesh janë të apasionuar pas çantave të udhëtimit. Komforti gjatë udhëtimit është domosdoshmëri.

  • Librin : The bucket list

Të apasionuarit pas udhëtimeve janë të kërkim të vendeve të reja. Ato gjithmonë eksplorojnë për aventura të paharruara. Ky libër do iu tregojë disa ide ndryshe.

  • Arkë kursimi për udhëtimin e rradhës

Në këtë kohë pandemie, situata emocionale dhe ekonomike ka qënë e vështirë për të gjithë. Pavarsisht kësaj, njërëzit presin të kalojë kjo dhe të të relaksohen. Arka e kursimit do ti motovojë për të ruajtur para për udhëtimin e rradhës.

  • Valixhen e preferuar

Nqs njihni dikënd që po planifikon një tur, pse jo mos ti dhuroni një valixhe praktike dhe të bukur.

  • Libër kujtimi me vendet e vizituara

Shpenzimet e tepërta nuk e bëjnë një dhuratë domosdoshmërisht të bukur. Por, një dhuratë që përcjell emocione është e duhura. Ju sugjerojmë një libër me foto ose dhuarata të personalizuara me foto të vendeve që keni vizituar.

  • Portofol funksional për udhëtime

Gjatë udhëtimeve, jemi në kërkim të komfortit dhe prakticitetit. Portofolët multifunksional janë të domosdoshme. Parat, karta krediti, mjet identifikimi, karta hoteli ose restorantesh, të gjitha në një portofol është ide fantastike.

Translate »
Facebook
Twitter
YouTube
YouTube
Instagram
Open chat
Përshëndetje! Keni pyetje?
Përshëndetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?