Cili është suveniri i preferuar i turistëve?

Blerja është një aktivitet i rëndësishëm për turistët. Pas ngrënies dhe akomodimit, ata shpenzojnë shumicën e buxhetit të tyre për veshje, artizanate dhe produkte ushqimore vendase. Pothuajse 70% blejnë dhurata për kujtime. Turistët dëshirojnë që artizanatet të përdoren dhe të vendosen si dekor në shtëpitë e tyre.

Zakonisht diçka e vogël dhe e lirë, suveniret janë krijuar për të evokuar kujtime të lumtura të një vendi ose kohe specifike. Ndonjëherë historia prapa suvenirit është më e bukur se vetë objekti, megjithatë nuk ka rëndësi se sa pavlere është, por me rëndësi është domethënia e tyre.

Në këtë artikull do të gjeni disa nga suveniret e preferuar të turistëve:

  1. Magnete frigoriferi

 Magnetet janë një souvenir modern , I vogël dhe praktik që turistët e preferojne si dhuratë për veten ose për miqtë.

  •  T-shirts

Bluzat me pamje apo me flamurin përkatës te vendit që vizitohet nuk del asnjëherë nga moda.

Nuk ka rëndësi se keni 5 apo më shumë varëse çelsi, ato nuk janë asnjëherë mjaftueshëm.

Shotsa, këto gota të vogla dhe moderne të cilat mund ti përdorni, dhe të riktheni kohën pas.

  • Kartolina

Të dërgosh një kartolinë me pamje të qytetit që po viziton mbetet një dhuratë me më shumë kuptim se thjesht një telefonatë!

Pse jo, mbaj shënime me stilolaps që të risjell shumë kujtime!

 Dhuratë përfekte për të dashurën, nënën ose mikeshat e juaja.

Thuaj ` Të dua mami im ` apo `Të dua babi im` në  gjuhën Shqipe personalizuar në filxhan ose varëse çelsi druri

Çdo dyqan suveniri mban modele të ndryshme çantash. Një çantë punim dore e punuar nga artizanët lokal mbetet kujtim I paharruar dhe kuptimplotë.

Bizhuteri

Aksesorët nuk janë asnjeherë mjaftueshëm për femrat! Konsiderojini gjithmonë për dhurata.

Translate »
Facebook
Twitter
YouTube
YouTube
Instagram
Open chat
Përshëndetje! Keni pyetje?
Përshëndetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?