Rëndësia e dhuratës.

Është e njohur shprehja e famshme: “Dhuratën nuk e kthen dot as mbreti”. Ç’ka do të thotë se dhuratën e mirëpret gjithkush. Mjafton që ndaj personit dhurues të mos ketë ndjenja urrejtjeje dhe armiqësie.

Çfarë simbolizon dhurata? Pse duhet bërë ajo? Ndaj kujt duhet bërë ajo? Për këtë do të përpiqemi ta shtjellojmë në këtë shkrim.

Dikush  kërkon të shprehë nga ana shpirtërore mirënjohjen, falenderimin, respektin për çdo të mirë shpirtërore të përfituar nga ana e personit tjetër. Këtë kërkon ta materializojë me një dhuratë duke e përjetësuar dhe bërë të paharrueshme atë. Po ashtu, dikush tjetër kërkon të forcojë një marrëdhënie të re miqësore të saponisur, të bëjë një dhuratë për një event të caktuar personit (ditëlindje, fejesa, martesa, festa kalendarike etj). Apo edhe një dhuratë pa ndonjë shkak të mirëfilltë, thjesht për t’i shprehur se është gjithnjë në mendimet e tij.

Dhuratat mund të jenë e natyrave të ndryshme nga ato të lirat deri tek ato më të shtrenjtat. Personat më të afërt apo edhe ato më të largëtit do të ndjehen mirë në momentin kur të përballen me një situatë të tillë. Ky është qëllimi kryesor për të cilën edhe personi niset për të bërë një dhuratë.

Personat të cilët janë më të ndjeshëm ndaj një dhurate janë personat që ndodhen prej një kohe të konsiderueshme jashtë vendit. Unë dëshiroj që të ndalem pak këtu. Persona të tillë që vinë rrallë në Shqipëri për arsye të angazhimeve dhe jetës së ndërtuar në vendin ku ndodhen, kanë gjithnjë mall për Shqipërinë. Sa herë që dëgjojnë diçka për Shqipërinë, qytetin, lagjen, rrugicën (sidomos kur shoqërohen edhe me foto apo video) ku janë rritur është e pamundur që në sytë e tyre të mos shihen pika loti. Kush e ka provuar, e kupton fare mirë rëndësinë e këtyre rreshtave të fundit. Mendo lumturinë e atij personi, që vjen në shtëpi pas një ditë të lodhshme përballet me faktin surprizues. Kush do që të bëjë një dhuratë këtyre personave është e mira të bëhet një suvenir me pamje nga vendlindja. Me një goditje janë vrarë dy zogj: edhe e ke përkujtuar me dhuratën e bërë por edhe ke bërë një dhuratë me të cilën lë mbresa të thella, nga ato të pashlyeshmet. Nëse vjen puna tek lloji I suvenirit, alternativat që sjell “Souvenir Albania” janë të panumërta.

Translate »
Facebook
Twitter
YouTube
YouTube
Instagram
Open chat
Përshëndetje! Keni pyetje?
Përshëndetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?

per shitje me shumice dhe per eksporte ju lutem kontaktoni ne 00355692072142