Festat e Nëntorit po afrojnë dhe të gjithë ndihemi nga pak nacionalistë për këto ditë të shënuara për vendin tonë. Situata në këto kohë pandemie është e vështirë për të gjithë, por është momenti të vlerëojmë ato që kemi, të reflektojmë, të punojmë më shumë për një Shqipëri të bukur dhe të sigurtë për fëmijët tanë.
Çdo vit bëhen organizime të veçanta, panaire dhe evente. Ky vit do të jetë ndryshe, dhe pritet të shohim se si do organizohen.
Është pikërisht momenti që të blejmë patjetër një souvenir, një flamur apo bluzë me motive shqiptare. Pjesë e këtyre festimeve, është edhe angazhimi I fëmijëve me aktivitete dedikuar flamurit dhe atdheut tonë.
Më poshtë do të listojmë disa artikuj të cilat mund ti përdorni gjatë këtyre ditëve.
Bluzat kuq & zi të cilat duhet ti posedojnë çdo shqiptar. Mund të përdoren jo vetëm për festat, por edhe për ndeshje futbolli , set fotografik për fëmijët etj.
Gjatë festimeve sheshet mbushen me njerëz. Të gjithë m flamuj në dorë krijohet një panoramë mbresëlënëse.
- Kapele
Kapelet janë një aksesor praktik dhe sportive I përshtatshëm për çdo moshë. Të preferuarat mbeten ato me qëndisje flamuri. Në ëebsite mund të gjeni edhe disa modele sat ë çuditshme aq edhe të bukura.
Ku ka më bukur se të fillosh ditën me një filxhan kafeje të dizenjuar me flamurin shqiptar.