JA SE SI T’I JEPNI PËRPARËSI VETES TUAJ GJATË NJË KRIZE

Bizneset janë duke u përpjekur të gjejnë rrugët e reja, punonjësit dhe konsumatorët janë të shqetësuar. Mbi të gjitha këto, ju doni të mbani familjen dhe miqtë tuaj të sigurt. Si pronar i një biznesi, keni shumë gjëra për të menaxhuar.

Gjatë kësaj kohe, tundimi për të përdorur çdo minutë të ditës tuaj për t’u përqendruar në këta faktorë mund të jetë i vështirë. Por kurrë nuk duhet të lini pas dore investimin numër një që keni – veten tuaj. Shumica prej nesh në fakt nuk e pranojnë këtë fakt.

Për të ndihmuar komunitetin tuaj, ekipin tuaj dhe ata me të cilët ndërveproni çdo ditë, duhet së pari të ndihmoni veten tuaj. Përqendrohuni në atë se si ju mund të bëheni aseti më i besueshëm dhe më i vlerësuar gjatë kësaj kohe. Në këtë mënyrë edhe njerëzit rreth jush do të përfitojnë. Ja se si ta bëni këtë.

  1. Ndërtoni “depozitën” tuaj mendore.

Konsideroni shëndetin tuaj mendor si një investim. Në mënyrë që llogaria të rritet, ju duhet të bëni depozita të vazhdueshme dhe për të mbajtur lart normën e interesit, duhet të rishikoni investimet tuaja në mënyrë periodike.

Kurrë nuk ka qenë një kohë më e rëndësishme për të vlerësuar të tjerët. Distancimi social nuk do të thotë izolim, do të thotë që të merrni kohë për të forcuar lidhje të thella me të tjerët në mënyra të reja. Qëndroni të angazhuar me njerëzit në jetën tuaj dhe vazhdoni të takoheni me mentorë ose terapistë për mbështetje.

Harxhoni një pjesë të kohës vetëm, duke menduar se ku jeni përqendruar dhe çfarë duhet të përmirësoni. Jepini vetes leje të përjetoni spektër të plotë të emocioneve. Do të ishte çmenduri të qëndroni optimist gjatë gjithë kohës, kështu që përdorni këtë hapësirë ​​për t’u zemëruar, shqetësuar ose hutuar. Kështu mund të ecni përpara në përputhje me vendin ku po jetoni.

Kushtojini kohë forcës mendore, “depozitës” tuaj, në mënyrë që të tjerët të mund të përfitojnë prej saj.

  1. Kujdesuni për shëndetin tuaj fizik.

Nëse do të kishte ndonjëherë një kohë të përshtatshme për të njohur rëndësinë e shëndetit, do të ishte tani.

Ju mund të bini në grackën e të qenit letargjik në shtëpi, ose mund t’i vendosni vetes qëllime dhe të merrni masa. Filloni të ushqeheni shëndetshëm, të flini mjaftueshëm dhe të bëni ushtrime.

Kur vlerësoni shëndetin tuaj, jo vetëm që ju ndihmon të operoni me aftësi më të mira mendore dhe fizike, por shëndeti ju jep energjinë e nevojshme për të vazhduar të merrni vendime të vështira, për të ekzekutuar idetë e biznesit dhe për të mbështetur të tjerët gjatë kohërave të krizës.

  1. Braktisni zakonet e vjetra.

Mos u mundoni të qëndroni në normalen e vjetër. Gjëja më e mirë që mund të bëni për veten tuaj është të përshtateni me të sotmen, të përshtateni me këtë normale të re. Në vend që ta shikoni këtë proces në një kornizë zie, shikojeni atë si një pllakë të pastër për të braktisur zakonet e vjetra, për t’u larguar nga marrëdhëniet negative ose qëllimet e biznesit me të cilat nuk jeni lidhur. Vendosni një kornizë për të përmirësuar jetën tuaj.

Me siguri e keni dëgjuar thënien nga filozofi Epictetus, “Thelbësore nuk është ajo që ju ndodh, por mënyra se si i përgjigjeni”. Ky është një shans për të parë rrethanat tuaja të tanishme si një mundësi për të investuar në ëndrrat tuaja dhe për të hequr çdo frikë apo dyshim rreth vizionit tuaj. Rishikoni planin tuaj të biznesit dhe shikoni se si mund të rivlerësoni misionin e biznesit tuaj.

Ndërkohë që e bëni këtë, merrni kohën për të lexuar revieës dhe komente nga audienca juaj e synuar në platforma të ndryshme. Kushtojini vëmendje gjërave, që kërkon audienca, çfarë kërkojnë të shohin më shumë dhe ku dëshirojnë përmirësime. Ajo që u duhej dje klientëvë nuk është ajo që duan sot. Me misionin tuaj të rifreskuar në mendje, gjeni një zgjidhje për problemet tuaja. Investoni më shumë në atë që dëshironi dhe më pak në atë që mendonit se duhet të bënit, para kësaj situate.

Do të jeni një vlerë për veten dhe biznesin tuaj. Merrni kohën për të investuar në veten tuaj dhe bëhuni pasuria më e madhe që keni.

Translate »
Facebook
Twitter
YouTube
YouTube
Instagram
Open chat
Përshëndetje! Keni pyetje?
Përshëndetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?

per shitje me shumice dhe per eksporte ju lutem kontaktoni ne 00355692072142