Politika Shqiptare Duhet të Mbrojë Prodhuesit Vendorë – Shembulli i Suksesit Turk Nga: Ardit Bilani

Politika shqiptare ka dështuar në mbrojtjen e prodhuesve dhe artizanëve vendorë, duke favorizuar importuesit vetëm për të mbledhur të ardhura doganore. Ky orientim i gabuar dëmton rëndë ekonominë vendase dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në vend të kësaj, duhet të marrim shembull nga shtete si Turqia, që kanë zbatuar politika të suksesshme për mbrojtjen e prodhuesve të tyre.

Në bujqësi, një shembull domethënës është ai i bananes turke që rritet në bregdetin e Antalias. Gjatë sezonit të vjeljes, Turqia ndalon importin e bananes nga Ekuadori dhe lejon importin vetëm kur tregu nuk mbulohet nga prodhimi vendas. Kjo politikë jo vetëm që mbron fermerët, por siguron edhe që ekonomia vendase të përfitojë maksimalisht.

Një tjetër shembull është industria turke e dronëve. Kur Kanadaja ndaloi shitjen e motorëve për dronë, Turqia investoi në zhvillimin e teknologjisë së saj. Sot, dronët turq janë jo vetëm të suksesshëm globalisht, por edhe më të lirë, duke shkaktuar falimentimin e kompanisë kanadeze. Ky është rezultat i një politike kombëtare që mbështet inovacionin dhe industrinë vendase.

Në Shqipëri, mungesa e politikave të tilla dëmtuesi prodhuesit tanë në bujqësi, blegtori, dhe artizanat. Është koha të marrim shembull nga këto modele suksesi dhe të zhvillojmë politika që mbrojnë dhe fuqizojnë ekonominë tonë kombëtare.

Translate »
Facebook
Twitter
YouTube
YouTube
Instagram
Open chat
Përshëndetje! Keni pyetje?
Përshëndetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?

per shitje me shumice dhe per eksporte ju lutem kontaktoni ne 00355692072142