Blerja e suvenireve gjatë një udhëtimi është I pashmangshëm. Shëtitja përgjatë rrugëve kryesore plot me dyqane lokale të tundon të marrësh një copëz nga vendi që po viziton. Para se të blini, mendohuni mirë dhe konsideroni këto këshilla.
Bëni kërkime
Bëni kërkime në lidhje me vendndodhjen dhe kulturën e zonës që po vizitoni. Pak njohuri për ambientin ju ndihmon të kërkoni një dhuratë që reflekton se ku keni qenë.
Mos blini ushqime që prishen
Është në rregull të blini ushqime të caktuara për të marrë në shtëpi, por sigurohuni që nuk do të prishet. Ju duhen ushqime që mund të mbijetojnë në ekstreme të ndryshme të temperaturës – nuk ka frigorifer në aeroplan.
Mendoni për hapësirën
Çdo pëllëmbë hapësirë është e çmuar kur jeni duke udhëtuar, prandaj përpiquni të gjeni dhurata që flasin shumë ndërsa zënë shumë pak vend.
Dhuratat e shtrenjta nuk janë gjithmonë më të mirat
Një çmim i lartë nuk garanton të jetë një suvenir mirë. Në fakt, mund të ju duhet të shpenzoni fare pak para. Një udhëtim në plazh mund të japë opsione të një koleksioni të mirë të guaskave të detit. Dhe disa njerëz pëlqejnë të mbledhin fletushka, stilolapsa, karta hoteli, dhe gjëra të tjera të thjeshta nga e gjithë bota.
Sigurohuni që ia vlen ti mbani
Suveniret shpesh grumbullohen lehtësisht në një sirtar dhe harrohen. Gjeni diçka kuptimplotë, por edhe me shije, në mënyrë që të shfaqet me krenari në shtëpi. Çdo blerje duhet të jetë një shtesë e dëshiruar në shtëpi dhe jo rrëmujë shtesë.
Sigurohuni që të jetë e ligjshme
Mos guxoni të merrni gjë në muzeume apo vende historike. Çantat dhe aksesorët e falsifikuar gjithashtu ka të ngjarë të merren, prandaj bëni kujdes kur blini sende luksoze që duken shumë të lira për të qenë të vërteta. Ju mund të penalizoheni me gjobë.